Skip to content
Kronikë

Policia me “dorë të hekurt”, si paraqitet bilanci javor

· 4 min lexim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur bilancin e javës, ku janë arrestuar 136 persona.  Ndërkohë që 334 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Mbikalimi”, “Chiller”, “Replace”, “Promise”, “Komuna”, “Zenelaj”, “Double 3”, “Thirra”, “Gryka”, “Vazhdimësia”, “Shënjestra 2”, “Muriqani”, “Perimetri”, “Zimaj”, “Tjetërsimi i Lagunës”, “Butterfly”, “Luzi 2”, “Kulla”, “Agimi” dhe “Bruz Zalli”,

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.

√ Masa të shtuara për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, gjatë sezonit turistik veror.

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Mbikalimi”, “Chiller”, “Replace”, “Promise”, “Komuna”, “Zenelaj”, “Double 3”, “Thirra”, “Gryka”, “Vazhdimësia”, “Shënjestra 2”, “Muriqani”, “Perimetri”, “Zimaj”, “Tjetërsimi i Lagunës”, “Butterfly”, “Luzi 2”, “Kulla”, “Agimi” dhe “Bruz Zalli”, nga këta:
  • 4 për goditjen e armëmbajtjes pa leje;
  • 6 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike;
  • 3 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin;
  • 3 për kapjen e personave në kërkim;
  • 2 në fushën e mashtrimit;
  • 1 për goditjen e tregtimit të lëndëve eksplozive;
  • 1 për goditjen e krimeve mjedisore.
  • Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë narkotike, sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, 3 celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 2 doreza metalike, 1 kg lëndë eksplozive tritol dhe municion luftarak.
  • Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 50 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

  • Nga data 31 maj deri në datën 4 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë” që u zhvillua në disa qytete, i cili u mbyll pa asnjë problem.
  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 574 leje drejtimi, nga të cilat: 413 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 115 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 46 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë arrestuar 2 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
  • Janë vendosur 16 633 masa administrative, kryesisht për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në nisje të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 15 shtetas në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 6 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 7 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
  • Gjithashtu, janë goditur 23 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.