Skip to content
Kronikë

Policia me “dorë të hekurt” në Shkodër! Arrestohen 7 persona, sekuestrohen mbi 5 kg kanabis (Emrat)

· 2 min lexim

Ditën e sotme, Policia ka vepruar me dorë të hekurt në Shkodër ku bëhet me dije se janë finalizuar 2 operacione në afërsi të sheshit ”Prek Cali”.  Në bazë të deklaratës së policisë janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar 5.6 kg lënë narkotike. Operacionet e  koduara “Bleran” dhe “Sheshi”,  kishin për qëllim goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan shtetasit: Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta, ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan shtetasit: Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Njoftim i Policisë së Shtetit:

DVP Shkodër/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohen brenda 12 orëve të fundit, 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”, për goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 7 shtetas dhe sekuestrohen rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Operacionet, falë inteligjencës informative dhe angazhimit maksimal të strukturave policore, gjatë muajve të fundit, për goditjen e paligjshmërisë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar dhe në inteligjencën informative, për ushtrimin e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, brenda 12 orëve të fundit, janë finalizuar 2 operacione policore.

-Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.