Skip to content
Politikë

Policia i zbarkon në shtëpi për ta njohur me vendimin e GJKKO, Berisha nuk i pret

· 1 min lexim

Teksa gjykata pritet të marrë vendimin për Jamarbër Malltezin, oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha. Mësohet se OPGJ-të kërkojnë të njohin ish-kryeministrin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO.

Por si në rastin tek selia e PD, Berisha nuk i ka pritur oficerët. Edhe më herët Berisha ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës, pasi e konsideron atë të paligjshëm, sepse ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.