Policia i kërkoi të ndalonte, 54-vjeçari nga Lezha bie nga ura dhe vdes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetasi Luigj Gjeloshi u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, pranë urës në lumin e fshatit Skuraj të Kurbinit.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 54-vjeçarin Gjeloshi. Sipas një dëshmitari i cili është shprehur për “Report Tv”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Viktima ka qenë duke udhëuar me makinë së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Policia i kishte kërkuar të ndalonte për një kontroll rutinë.

Fillimisht 54-vjeçari nuk iu është bindur thirrjes së bluve, ku ka ecur drejt urës me automjetin e tij. Ai e ka lënë makinën pak metra larg dhe është afruar pranë urës për të folur me punonjësit e policisë.

Aty ai ka rënë në një gropë në korsinë e kalimtarëve, duke përfunduar në lumë. Sipas dëshmitarit, 54-vjeçari ka pësuar dëmtime të forta në kokë, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe vdekjen e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento