Policia harron porositësit, ja kush është bashkëpunëtori i Eduart Lamajt që u arrestua sot në ”Astir”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak ditë më parë, policia arrestoi Eduart Lamajn i njohur ndryshe edhe me emrin Leandro Simoni, i cili u plagos në atentatin e ndodhur në Laç, i ndodhur në 31 maj, ku mbetën të pajetë biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku. Policia ka bërë me dije se ditën e sotme ka arrestuar si bashkëpunëtor të Eduart Lamajt, një person me të shkuar kriminale të spikatur.
Ilir Xhepaj është një nga bashkëpunëtorët e arrestuar sot në Astir. Mësohet se Xhepaj kishte vetëm 3 muaj që kishte lënë burgun pasi ishte dënuar për grabtije.

Në maj ai u përfshi në dy atentate, i pari një tentativë vrasje ndaj një biznesmeni, dhe i dyti, vrasja e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç më 30 maj. Xhepaj, u pikas në Astir, 30 minuta pas mesnate. Ai po drejtont emjetin e tij, në momentin që është arrestuar nga Forcat Operacionale dhe më pas iu dorëzua Policisë së Kurbinit. Tashmë Xhepaj është i arrestuari i dytë pas Lamajt, nga grupi i 4 personave që natën e 30 majit kryen vrasjen e 2-fishtë në hotelin A&A në Laç. Më herët, “gazetareforma.com”, ka shkruar se pas arrestimit të tij, Eduart Lamaj është “rrëfyer” në polici, duke treguar edhe emrat e porositësve të atentatit të dyfishtë, por deri tani asnjë emër i porositësve të atentatit të Laçit nuk është bërë publik nga policia.
Nëse publikimi i identiteteve të porositësve nuk bëhet kurrë nga ana e policisë, kjo do të thotë se pala e tretë ka ditur shumë mirë se si t’u mbyllë gojën e për ta lënë ngjarjen në hije, ku për pak kohë do të harrohet nga drejtësia shqiptare.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020. Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.
Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin. Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Shpërndaje
Share.

Komento