Policia gjermane parandalon në kohë disa sulme terroriste, në aksion morën pjesë 180 efektivë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa sulme terroriste janë parandaluar në Gjermani.

Në 4 lande janë goditur disa qeliza çeçene, të dyshuar për organizimin e disa sulmeve terroriste.

Kërkimet e policisë ishin përqëndruar në Berlin dhe në landet e Brandenburg, Thuringia dhe West Rhalia Westphalia.

Dyshimet e policisë janë vërtetuar nga provat e mbledhura pas kontrollit të celularëvë.

Gjithashtu, janë sekuestruar arkiva të organizatave, armë dhe para.

Të arrestuarit janë të gjithë midis 23 dhe 28 vjeç.

Ndërsa, në aksion morën pjesë rreth 180 efektivë të Zyrës së Berlinit për Çështje Kriminale si dhe nga stacione të policisë të qyteteve të tjera.

Autoritetet në Gjermani janë në gatishmëri të lartë për kërcënimet e militantëve islamikë, pasi në vend kanë ndodhur disa sulme në vitet e fundit.

Shpërndaje
Share.

Komento