Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia fillon aksionin për lojërat e fatit/ Një person arrestohet në flagrancë, një tjetër shpallet në kërkim

10:50 23/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia ka nisur sot një aksion të beftë për kontrolle dhe evidentimin e personave që ushtrojnë aktivitetin e lojrave të fatit.

Nga të dhënat e konfirmuara nga policia e shtetit, bëhet më dijë se është arrestuar një person dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbenin për lotari sportive.

Njoftimi:

Kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, nga të cilët një i arrestuar në flagrancë, një i shpallur në kërkim dhe dy të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbenin për lotari sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përballë përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” të shtetasit L. P.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lojërave të palejuara” shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Moskallëzimi i krimit”, ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Rudina Hajdari ka gati projektin politik: Uroj që ky projekt të ketë mbështetje të madhe

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English