Skip to content
Kryesore

Policia dhe RENEA i rrethojnë banesën, momenti i arrestimit të Astrit Avdylajt

· 1 min lexim

Kanë dalë pamjet e arrestimit nga Policia në banesë të Astrit Avdylajt, i cilësuar edhe si kreu i bandës së Shijakut.

Avdylaj u vu në pranga në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrolleve iu gjet dhe një armë pa leje. Në lidhje me operacionin e policisë ka reaguar dhe ministri i brendshëm Taulant Balla.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA, për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla në reagimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)