Skip to content
Bota

Policia bën “kërdinë”në Ibiza, e pësojnë shumë shqiptarë (Detaje)

· 2 min lexim

Një operacion 2 ditor ka çuar në prangat e policisë spanjolle disa persona të implikuar në shpërndarjen e drogës dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Operacioni është zhvilluar në  ishullin Puig d’en Valls, në Ibiza, dhe ka sjellë çmontimin e një grupi kriminal, ku shumica rej tyre ishin shqiptaër. Operacioni ka nisur që të martën dhe vazhdon akoma tentativa për kapjen e disa personave të tjerë. Për pasojë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mijëra euro cash, sasi të ndryshme lëndësh narkotike, automjete luksoze dhe ora të shtrenjta.

Operacioni në Santa Gertrudis

Fillimisht që në orët e para të mëngjesit filloi operacioni në një shtëpi në Santa Gertrudis, ku disa agjentë nxorën të gjithë materialin nevojshëm për kontroll.

Në kërkim bashkohen edhe specialistët e njësisë së qenve. Njëri pas tjetrit, tre qen dalin në veprim.

Secili ka një objektiv të ndryshëm: drogë, para dhe armë.

Në shtëpi u gjetën rreth 50.000 euro  para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.

Burrit (shqiptar), i cili banonte me partneren e tij iu komunikua urdhri i paraburgimit.

Më pas operacioni u shtri në Puig d’en Valls, në torno Can Sifre dhe në Sant Josep. Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.

Sipas të dhënave të mbledhura pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë fazë të operacionit janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative (UCO) të ardhur nga Palma.

Operacioni spektakolar i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.