Polici në Tiranë rezulton me COVID-19, vetëkarantinohet me familjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një polic në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Ai është vetëkarantinuar në shtëpi dhe nuk ka simptoma të rënda deri më tani.

Nga frika e infektimit, disa kolegë të tij janë vetëkarantinuar gjithashtu.

Gjithashtu janë dezinfektuar ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe të Përgjithshmes.

Numri i të prekurve në vendin tonë për momentin është 400, në mesin e të cilëve 22 viktima dhe 165 të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë janë kryer 2989 teste, nga të cilat janë zbuluar 400 raste pozitive.

Në spitalin Infektiv ndodhen 52 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Tek “Shefqet Ndroqi” ndërkohë, ndodhen gjashtë pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive, 1 në pavion dhe 4 të intubuar.

Shpërndaje
Share.

Komento