Skip to content
Të Gjitha

Po zbriste nga furgoni i shkollës/ Makina përplas të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Ditën e sotme një akisdent i rëndë ka ndodhur në fshatin Barbulloje të Lezhës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar që sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës. I mituri është nisur me urgjencë për në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është vetëdorëzuar dhe shoqëruara në ambientet e policisë ku po merret në pyetje.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Screenshot_20.png

Screenshot_22.png

Screenshot_19.png