Skip to content
Të Gjitha

Po udhëtonte me gruan dhe fëmijët, breshëri plumbash ndaj makinës në Shijak

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shijakut.

Sipas “Dosja.al”, në konflikt janë përfshirë dy banorë të Shijakut.

Konflikti i cili nisi për shkaqe banale përfundoi deri në përdorimin e armëve.

Mësohet se ndaj një makinë në ecje është qëlluar me breshëri plumbash.

Makina drejtohej nga E.B, ndërsa brenda ishin edhe gruaja e tij me dy fëmijët.

Dyshohet se autori i ngjarjes është një person me iniciale I.B.

Ndërkohë nga breshëria e plumbave janë dëmtuar edhe 4 makina të tjera.

Për fat të mirë, si pasojë e të shtënave nuk pati asnjë viktimë.