Po udhëtonte me biçikletë, i moshuari përplaset nga makina

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident në qendër të qytetit të Elbasanit rrezikoi jetën e një të moshuari.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, kur një i moshuar u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prej disa minutash ai qëndroi i shtrirë në tokë pa ndihmë, për shkak të vonesës së ambulancës.

Policia ka nisur hetimet dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento