Vdekja e 32-vjeçarit, Lear Kurtit ka shkaktuar shumë polemika, ku drejtpërdrejt dyshimet hidhen mbi policinë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me këtë ngjarje, madje u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet ditën e shtunë.
Ndërkohë lidhur me deklaratat e njëpasnjëshme të Berishës mbi vdekjen e Lear Kurtit, nuk ka mbetur indiferent kryeministri Rama. Rama e cilësoi Berishën si “hienë”, duke shtuar se po i hidhte fajin policisë ndërkohë që prokuororia kishte folur qartë. Sipas kryeministrit, këtO “hiena” po shqyejnë një të vdekur në media, duke e përdorur humbjen e jetës së 32-vjeçarit në funksion të interesave të tyre politike.
Reagimi i Ramës pas akuzave të Berishës:
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!