Skip to content
Politikë

“Po shkatërrohet prodhimi vendas”, Meta zbulon strategjinë e partisë së tij

· 2 min lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta përmes rrjeteve sociale ka akuzuar qeverinë Rama se ka qëllimi i saj i vetëm është që të shkatërrojë prodhimin vendasi në sektorin e bujqësisë ashtu edhe të blegtorisë.

Në deklaratën e tij të bërë në Facebook, Meta shprehet se Partia e Lirisë do të japë një grant prej 10 mijë eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

Këtë pretmim e dha në kuadër të zgjedhjeve të 2025-ës, ku siç duket Meta dhe partia e tij janë në përgaititjet e para për zgjedhjet parlametare.

Postimi i plotë:

Si mund të ndalet shpopullimi kur këtu është i qëllimshëm shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, shkatërrimi i prodhimit vendas? Kanë vënë edhe një kriter tani, thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh një subvencion nga ana e qeverisë. Por mbi 70% e gjithë atyre fermerëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë më shumë se 10 lopë, sepse nuk kanë mundësi, sepse nuk i mbështet kush. Edhe ata që kanë më shumë se 10, marrin 98 euro për kokë subvencion.

Por a e dini ju se sa merr një fermer në Bashkimin Europian për një lopë? 900 Euro. Do thoni ju BE-ja? Ja këtu kemi Serbinë, 358 Euro për një lopë, përveç subvencionit që merr edhe për çdo litër qumësht.

Ne do të japim një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.