Skip to content
Të Gjitha

Po qëndron në komisariatin e Lushnjes, i riu ka humbur prej tre ditësh

· 1 min lexim

Një person ndodhet që prej datës 25 dhjetor në komisariatin e Lushnjes.

Ai u gjet në një trotuar në lagjen “18 Tetori”.

Policia e ka të pamundur ta identifikojë, për shkak se ai është shurdh-memec.

Mendohet se i riu është rreth moshës 30 vjeç.

Deri më tani askush nuk ka ardhur që ta kërkojë, shkruan “Balkanweb”.

Aktualisht për të po kujdeset personeli i komisariatit të Lushnjes.

Në momentin kur e gjeti policia, ai mbante veshur një xhup gri me shirit të zi, tuta ngjyrë gri dhe një palë atlete të bardha.

Kush e njeh, të interesohet pranë këtij komisariati ose të kontaktojë në numrin 0694110224.