Skip to content
Aktualitet

Po punonin në një fabrikë në Durrës, pesë gra paraqiten në spital me shenja helmimi

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se në spitalin pranë këtij qyteti janë paraqitur 5 shtetas. Këta të fundit janë identifikuar me inicialet O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, ndërsa bëhet me dije se janë helmuar në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Të paraqiturit në gjendje të helmuar në spital ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Sa i përket shkaqeve ato nuk dihen ende, teksa po hetohet lidhur me këtë ngjarje që ka lënë pas 5 të helmuar dhe në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Gratë me shenja helmimi do të japin dëshmitë e tyre për të nxjerrë në pah arsyen se përse ata përfunduan në këtë gjendje shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.