Po ndërtonte pa leje, gjobitet me 25 milionë lekë biznesmeni në Himarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia dhe Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka gjobitur me 25 milionë lekë një biznesmen në Himarë.

Ky i fundit ka ndërtuar pa leje dhe ka hedhur inerte në det.

Në një njoftim për mediat Policia e Himarës bën me dije se biznesmeni ka marrë gjobë 2 milionë e 500 mijë lekë shtetasi A.K., pasi ky i fundit po sistemonte plazhin duke hedhur inerte dhe mbeturina teksa po ndërtonte pa leje dhe një objekt me dërrasa në plazh.

Njoftimi i Policisë:

Gjobitet një tjetër subjekt në shkelje në zonën e Drymadës, Himarë. Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

Shpërndaje
Share.

Komento