Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po na i marrin? Dy helikopterë shqiptar me vlerë 17 mln euro, transferohen në Itali…

15:39 16/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria edhe pse një vend anëtar i NATO-s ka një flotë fare modeste mjetesh ushtarake ajrore, që të gjitha të përbëra vetëm nga helikopterë.

Por edhe një pjesë e tyre të rinj dhe disa të dhuruar nga shtete mike, këto mjete nuk janë sot më operativ në shërbim, duke bërë që disa helikopterë bashkë me ata të kohës së komunizmit të mbushin hangarët e bazës së Farkës.

Por edhe ato pak mjete që kanë qenë operativë në vitet e fundit, janë përfshirë nga defekte, duke bërë që mungesa e tyre të ndjehet mjaftë sidomos në rastet e fatkeqësive natyrore, zjarreve në male, apo edhe në operacione shpëtimi.

Së fundi, edhe dy helikopterë të rinj të Forcave të Armatosura me vlerë rreth 17 milionë euro do të zhvendosen drejt Italisë.

Kjo në fakt nuk lidhet me asnjë taktikë ushtarake, por sipas një procedure të Ministrisë së Mbrojtjes, duket se shërbimet e mirëmbajtjes së tyre nuk mund të kryhen në vendin tonë.

Në një dokument ministria kërkon një kompani private që përmes transportimit me trajler (kamion) të zhvendosë dy helikopterët të tipit “EC-145” me vlerë respektivisht: EC-145 (FA-635) : 894,599,652 lekë, EC-145 (FA-636) : 1,227,018,745 lekë.

“Shërbimi që kërkohet: Transporti tokësor ndërkombëtar i dy helikopterëve sipas itinerarit nga baza ajrore, Farkë, Tiranë – në ambientet e ofruesit të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve në Trento, Itali (vetëm vajtje)

Afatet e ekzekutimit: duke filluar menjëherë pas lidhjes së kontratës me përfundim pas marrjes në dorëzim të helikopterëve nga ofruesi i shërbimit të mirëmbajtjes”,- thuhet në specifikimet teknike të dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për të kryer këtë shërbim, Ministria ka vënë në dispozicion një fond limit prej 6.85 milionë lekësh dhe afati për të dorëzuar ofertat është data 29 shtator.

Ministria ka dhënë specifikime edhe për llojin e helikopterëve, si dhe përmasat e tyre duke nënvizuar se: gjatësia e tyre është 10 metra, gjerësia 3.2 metra, lartësia 3.45 metra.

Pesha e helikopterëve bosh është 2290 kg dhe për këtë është rekomanduar një trajler i tipit “Xhumbo”.

/GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: helikopterëitaliariparimShqiperia

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para

Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shqiptarë në Rinas

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English