Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po marre e turp a keni?…

12:51 28/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Nga Eliona Shkreli/ Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër
I ndodhur përballë reagimeve të drejta mbi çështjen e shkrirjes së teatrit “Migjeni” kryebashkiaku i Shkodrës u detyrua të bënte një reagim përmes rrjeteve sociale në lidhje me të “vërtetën”, sipas tij, një reagim që përgënjeshtron askënd tjetër përveçse administratën që ai drejton dhe dokumentacionet që ai vetë firmos e vulos, duke ligjëruar atë që tani përgënjeshtron.
Në statusin e Tij në Facebook, kryebashkiaku Beci thotë që asnjëherë s’ka gënjyer, por harron se Shkodra nuk e ka memorien e shkurtër.
Në fakt zoti Beci ka gënjyer për rrugën e Komanit kur kandidoi për deputet, gënjeu për Festivalin e Kulinarisë së fundvitit, i cili ishte një aferë e pastër korruptive ku iu dhuruan 15 milion lekë të vjetra mikes durrsake të stafit të Tij, dhe nuk u zhvillua asnjë aktivitet mbi kulinarinë shkodrane.
Si mundet një kryetar bashkie të reagojë mbi atë që është pastërtisht e shkruar e zeza mbi të bardhë, se teatri “Migjeni” si institucion në varësi të Bashkisë Shkodër do të shkrihet? Në letrat zyrtare, në asnjë rresht nuk përmendet riorganizimi apo ristrukturimi që përmendet në reagimin e Tij.
Në projekt-vendimin që na u paraqit në Këshillin Bashkiak për t’u miratuar në mbledhjen e miratimit të buxhetit, përcaktohet qartë termi i përdorur “shkrirje”, gjithashtu në shkresën zyrtare të urdhrit për shkrirjen e disa drejtorive, citohet se ‘fati i keq’ prek edhe teatrin “Migjeni”.
Po si mundet një kryetar bashkie të përgënjeshtrojë dokumentet zyrtare të formuluara nga administrata e Tij dhe të firmosura nga vetë Ai dhe të pretendojë se gënjeshtarët realë janë përfaqësuesit e opozitës, që nuk kemi bërë asgjë tjetër sesa të paraqesim në dritë të diellit të vërtetën e shkresave të kontrolluara nga vetë Ai?

Urdhëri nr.84 datë 24.01.2024 me nr. protokolli 1257 ” PËR SHKRIRJEN E INSTITUCIONEVE TË VARËSISË NË BASHKINË SHKODËR” nuk flitet në asnjë rresht të tij për ristrukturim të funksionimit të Teatrit “Migjeni”, por për shkrirje të tij.
Po ashtu projekt-vendimi i Këshillit Bashkiak i miratuar në mbledhjen e fundit të vitit të miratuar nga votat e Rilindjes dhe PSD-së, citon termin shkrirje dhe jo ristrukturimin.
Prandaj, i nderuar zoti kryebashkiak, përpara se të sh’fajësosh veten dhe të akuzosh në stilin ” mbrojtja më e mirë është sulmi”, ndrysho’ vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 71 ( i ndryshuar) në të cilin thuhet ‘shkrije’ dhe jo ‘ristrukturim’. Po ashtu bëni transparente mënyrën sesi do funksionojë Teatri “Migjeni” pas katrahurës që ke krijuar së bashku me stafin tënd.
Por siç duket historia dhe tradita e këtij qyteti nuk kanë rëndësi për turistët politikë të importuar nga Rilindja, për ta është I rëndësishëm gllabërimi dhe kontrolli edhe i jetës kulturore të Shkodrës.
Kur rreni, rreni ma’ bukur në mënyrë që edhe Ju t’a besoni rrenën tuj, ose të paktën mos bani za’ meqë marre ( turp) nuk keni.
P.S Ju lutem, na shpjegoni edhe fjalën ‘kukturë’ çfarë kuptimi ka, meqë e keni përdorur në shkresën zyrtare që keni firmosur dhe vulosur I nderuar kryetar I bashkisë Shkodër.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
‘Çmontohet’ banda e ish-ushtarakut shqiptar në Spanjë, e frikshme mënyra si vepronin

Zakoni vjetër, theu masën e ‘arrestit të shtëpisë’, kapet në flagrancë duke vjedhur

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English