Skip to content
Aktualitet

Po luante në shtëpinë e gjyshit, 4-vjeçari në Pogradec rrëzohet nga kati i tretë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen  e sotme në fshatin Vërdovë në  Pogradec, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç (banues në fshatin Gështenjas) është rrëzuar nga kati i tretë i banesës. Ai është dërguar për mjekim fillimisht në spitalin e Pogradecit, ndërsa kur ngjarja e rëndë ka ndodhur ai ka qenë në shtëpinë e gjyshit. Dyshohet se i mituri ka qenë duke luajtur në momentin kur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj. 4-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike.

Nuk bëhen ende detaje të ditura rreth gjendjes së tij, por mësohet se i mituri do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Pogradec-  Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.