Skip to content
Kronikë

Po lëvizte me motoçikletë, aksidentohet 18-vjeçari, Ja gjendja e tij (Detaje)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një aksident i fortë është regjistruar në Shkodër, më saktësisht  në vendin e quajtur ‘Hot i Ri’, pjesë e aksit rrugor Shkodër-Mes. Mësohet nga njoftimi i Policisë  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të pasdites së sotme. Ndërkohë që bëhet me dije se i riu vetëm 18 vjeç me inicialet B. R. , i cili banonte në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, ka qenë duke drejtuar një motoçikletë kur më pas ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë në krah të rrugës

Si pasojë e përplasjes së fortë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.