Skip to content
Të Gjitha

Po lëvizte me mjetin e tij “Range Rover”, të riut i bëjnë atentat në Elbasan

· 2 min lexim

Një atentat me armë zjarri u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur 23-vjeçari Kei Piu.

Në momentin e atentatit, i riu ndodhej në makinën e tij tip “Range Rover”.

Menjëherë ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

I riu në dëshminë e tij përpara policëve, ka deklaruar se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.