Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente me parë në Fier.
Mësohet se një makinë ka përplasur një 11-vjeçar.
Ky i fundit në momentin e aksidentit po lëvizte me biçikletë.
I mituri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.