Skip to content
Të Gjitha

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 11-vjeçarin në Fier

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente me parë në Fier.

Mësohet se një makinë ka përplasur një 11-vjeçar.

Ky i fundit në momentin e aksidentit po lëvizte me biçikletë.

I mituri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.