Po ktheheshin nga puna, përmbyset furgoni i punëtorëve në Shkodër, plagosen 7 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se një furgon është përmbysur në aksin rrugor Shkodër- Bogë e Malësisë së Madhe dhe duke udhëtuar kanë qenë 7 punonjës të firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qaf Thore-Theth.
Ata ishin duke u kthyer nga puna kur në afërsi të fshatit Bogë, furgoni me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga duke rënë poshtë rrugës, në një përrua.
Nga Shkodra dhe Malësia e Madhe janë nisur dy autoambulanca dhe fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë deri më tani.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti, por edhe një defekt i mundshëm teknik.