Po kryente detyrën, banorët e Astirit bëjnë për spital punonjësin e IKMT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Astirit kanë dhunuar ditën e sotme një punonjës të IKMT.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 50-vjeçarin me iniciale A.B.

Si pasojë e goditjeve ai ka pësuar fraktura të forta në kokë dhe duar.

Në momentin kur është dhunuar, ai po kryente detyrën dhe kishte lajmëruar poseduesit e objekteve, se janë në pengesë të projektit të Unazës së Madhe.

IKMT ka kërkuar nga organet e rendit, që të vënë para drejtësisë autorët e dhunës.

Ndër të tjera ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet nga detyra, pavarësisht veprimeve të banorëve.

Njoftimi i IKMT

Plagoset rende punonjesi i IKMT prane Astir

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme

Shpërndaje
Share.

Komento