Skip to content
Aktualitet

Po korrte misrin me babain, 16-vjeçari në Berat humb jetën pas kontaktit me rrymën elektirke

· 1 min lexim

Ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Lapardha të Beratit. Babë e bir, teksa po korrnin misrin ishin sipër mjetit bujqësor, por për fat të keq ai ka prekur tela të korrentit.

Kjo ka sjellë një shkarkesë elektrike, që ka prekur edhe dy familjarët. Babai është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërkohë djali 16-vjeçar, për fat të keq ka ndërruar jetë.

/GazetaReforma.com/