Skip to content
Politikë

Po hynte në GJKKO, goditet me vezë Vangjel Dule

· 1 min lexim

Një incident është regjistruar paraditen e sotme pranë ambienteve të GJKKO-s. Mësohet se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është goditur me vezë nga dy persona, teksa ai hynte në GJKKO.

Bëhet me dihet se Dule nuk reagoi keq pas këtij incidenti, teksa u paraqit brenda ambienteve për të dëshmuar në seancën për Fredi Belerin.

Fredi Beleri, kryetari i zgjehdur i Himarës u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.