Skip to content
Kryesore

“Plumbi i Artë”/ Dumani: Lokali i Qolëve frekuentohej nga ministra e politikanë!

· 1 min lexim

Dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasës me pagesë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, vijon sot me dyer të mbyllura në procesin gjyqësor të dosjes “Plumbi i Artë”.

Dumani ka rrëfyer episode kriminale të përfshira në dosjen e SPAK dhe ka pasur përplasje me të pandehurit dhe avokatët në seancë. Ai ka folur për miqësinë e tij me Festim dhe Petrit Qolin që ka nisur në vitin 2013 dhe për ndërhyrjen e tyre në sistemin e drejtësisë dhe  për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.

Dumani deklaroi se lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra, por pa dhënë emra konkretë.

Gjatë seancës, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një deklaratë të Dumanit që e implikonte në një ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Petrit Qoli ka thënë se po mbahet në burg pa të drejtë dhe se do të lutet për dy prokurorët e SPAK.