Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plotësimi i vakancave, Patozi: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është goditje për drejtësinë, ambasadorja Kim po bën atë që ne nuk mundemi!

19:43 22/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të çuar në zgjedhje të parakohshme Kosovën.

Sipas tij ne nuk mund të ecim dot në hapat e Kosovës pasi kemi kaq kohë që zvarrisim krijimin e Kushtetueses.

Patozi e quajti një turp dhe goditje të qëllimshme ndaj drejtësisë mungesën e  një Gjykate Kushtetuese në vend.

Sipas tij vetë politikanët shqiptarë po i japin drejtësisë goditje të një pas njëshme, prandaj dhe Yuri Kim po ndërhyn dhe jep këtë kontribut të madh, sepse po bën atë që autoritet shqiptare nuk e bëjnë dot për vendin tonë.

“Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë funksionale. Një pritje kjo e gjatë dhe sfilitëse, që po vijon prej disa vitesh. Por pavarësisht historive të ndryshme të hallkës sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte”, është shprehur Patozi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sakaq, Patozi ka fajësuar qeverinë dhe opozitën se po luajnë me çështjen e Kushtetueses, pasi i bëjnë lëvizjet ashtu siç u intereson atyre për të mos cënuar postin dhe rrjetin kriminal.

“Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato.

Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti. Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri”, ka deklaruar kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi./Gazetareforma.com/

Etiketa: deklaratapatozivakancatyuri kim

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Ankimimi i SPAK për dosjen “Llalla”: Të hetohet arsimimi i fëmijëve të tij jashtë vendit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.