Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plasin akuzat: Gazetari zbulon emrat e hetuar nga SPAK dhe skandalin e hakerimit

20:29 05/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Plasin akuzat: Gazetari zbulon emrat e hetuar nga SPAK dhe skandalin e hakerimit

Gazetari Bledian Koka ka zbuluar së fundmi emrat e tre personave që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas tij, materialet hetimore për këta persona janë hakeruar përmes email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe u janë dërguar disa gazetarëve.

Në një deklaratë publike, Koka përmendi se personat e hetuar janë ish-ministri dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, pronari i “Spitalit Amerikan” Klodian Allajbeu dhe Ornela Imeraj, e konsideruar si njeri i afërt i Allajbeut.

Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi veprimet e SPAK-ut, duke argumentuar se ky institucion urdhëroi menjëherë mediat të mos publikojnë këto dosje të hakeruara, ndërkohë që lejoi publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kjo, sipas tij, dëshmon se SPAK-u po përdoret në konfliktin e brendshëm midis grupeve rivale brenda Partisë Socialiste.

“Institucioni i pavarur i organit të akuzës së Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, brenda një dite ka marrë një vendim dhe s’ka marrë një vendim. Dje i dha urdhër mediave që të gjithë ata që kanë marrë dosjet e hakeruara, që ta dinë qytetarët shqiptarë, një është për Damian Gjiknurin, e dyta është për Klodian Allajbeun dhe e treta është për një vajzë, Ornela Imeraj, që është një njeri i besuar i Klodian Allajbeut. Këto janë tre dosjet që janë hakeruar dhe janë shpërndarë,” tha gazetari Koka.

Ai shtoi se SPAK mori vendimin për bllokimin e publikimit të këtyre materialeve, por jo për përgjimet e Veliajt: “Si ka mundësi që SPAK jep urdhër për bllokimin e tre dosjeve që janë hakeruar dhe nuk jep urdhër, siç ka dhënë edhe në raste të tjera, për bllokimin e publikimit të përgjimeve të Erion Veliajt në burg? Me këtë SPAK-u konfirmoi që është edhe një organ në luftën e brendshme të PS-së.”

Koka bëri edhe një pretendim tjetër të fortë, duke sugjeruar se prapa grupit kriminal që ka kryer hakerimin qëndron ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj. Megjithatë, ai e quajti absurde idenë se persona të afërt me Xhafajn, si Agim Ismaili, mund të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në aktin e hakerimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Lufta e "kolonelëve": Veliaj dirigjon sulmet nga qelia, Balluku në radhën e SPAK

Lufta e "kolonelëve": Veliaj dirigjon sulmet nga qelia, Balluku në radhën e SPAK

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English