Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plas keq debati në mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS

16:18 19/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka vijuar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i komisionit, deputeti i PD Ervin Salianji, akuzoi socialistët se po përpiqen të mbyllin punën hetimore të komisionit pa zbardhur procesverbalet dhe pa shqyrtuar të gjitha dëshmitë e nevojshme.

Toni Gogu: “Hidhe në votim, kryetar.”

Kjo kërkesë nga deputeti socialist Toni Gogu nxiti reagimin e menjëhershëm të Salianjit, i cili e cilësoi kërkesën si të pabazuar dhe kërkoi zbardhjen e procesverbalit për të garantuar transparencën e procesit.

Ervin Salianji: “Ça të hedhim në votim, budallallëqet tuaja? Nuk është zbardhur procesverbali.”

Salianji theksoi se anëtarët e komisionit nuk janë njohur ende me procesverbalet dhe se votimi pa këto dokumente do të ishte shkelje e detyrës. Nga ana tjetër, Gogu pretendoi se zbardhja e procesverbalit është kompetencë e administratës dhe se komisioni duhet të përmbyllë hetimin dhe të votojë përfundimin e tij.

Toni Gogu: “Ndajmë të njëjtin shqetësim për zbardhjen e procesverbalit të datës 26. është kompetencë e administratës.”

Gogu vazhdoi duke argumentuar se hetimi ka përfunduar dhe se komisioni duhet të deklarojë përfundimin e tij. Sipas tij, opozita po përdor procesverbalet si një mënyrë për të zvarritur punën e komisionit.

Ervin Salianji: “Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu.”

Debati u përshkallëzua më tej me akuza personale dhe sulme verbale nga të dyja palët. Lefter Gështenja, një tjetër anëtar i opozitës, akuzoi mazhorancën se po përpiqet të mbyllë hetimin pa u shqyrtuar të gjitha dëshmitë dhe pa u thirrur të gjithë dëshmitarët e nevojshëm.
Lefter Gështenja: “Kështu si po vepron PS, i bie që jemi ne fajtorët. Sikur e kemi ne përgjegjësinë për atë që ndodhur me TIMS.”

Xhemal Qefalia nga mazhoranca argumentoi se komisioni duhet të mbyllë hetimin dhe të raportojë në Kuvend, duke mbështetur kërkesën e Gogut për votim të përfundimit të hetimit.

Xhemal Qefalia: “Ju nuk jeni të qartë për ta bërë raportin sot. Nëse e keni të qartë që ka patur ndërhyrje në TIMS, të deklarojmë të mbyllur hetimet.”

Në përfundim, Salianji akuzoi mazhorancën se po përpiqet të digjni afatet e punimeve dhe të mbyllë hetimin pa prodhuar një raport që mund të dërgohet në SPAK. Ai kërkoi që komisioni të vazhdojë hetimin dhe të thërrasë dëshmitarët e nevojshëm për të zbardhur të gjitha akuzat dhe dyshimet që kanë dalë gjatë procesit hetimor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ervin SalianjiTIMS

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën, lë në burg të arrestuarit e “Metamorfozës”

"Plumbi i Artë", GJKKO jep vendimin për Florenc Çekrezin dhe Agron Qafën

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English