Skip to content
Të Gjitha

Plas bombola e gazit në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga banesa të moshuarit

· 1 min lexim

Një banesë në zonën e Alliasit në kryeqytet është përfshirë nga flakët.

Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej çifti i të moshuarve.

Këta të fundit janë dëmtuar nga shpërthimi, por pa rrezik për jetën.

Të moshuarit B.H. 80 vjeç dhe N.H. 77 vjeçe, u nxorrën nga zjarrëfikësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.