Një bombol gazi ka shpërthyer në Xhavzotaj të Durrësit.
Si pasojë e shpërthimit është prishur edhe kati i parë i pallatit.
Gjithashtu janë thyer xhamat, ndërsa janë shkatërruar edhe orenditë.
Siç raporton gazeta “Bulevard”, pronari i shtëpisë ka mbetur i lënduar.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave.