Planifikuan sulme edhe në Shqipëri: Arrestohen 5 terroristë të ISIS në Gjermani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë anëtarë të dyshuar të shtetit islamik ISIS në Westfali janë arrestuar ditën e sotme në Gjermani, nën akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste kundër forcave amerikane, shkruan The New York Times.

Sipas mediave ndërkombëtare, ata së bashku themeluan një qelizë në Gjermani, ku fillimisht planifikuan të udhëtojnë në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’, por më pas ndryshuan strategji, duke vendosur objektiv sulmet në Gjermani.

Sipas prokurorit të çështjes, anëtarët e Shtetit Islamik ishin në kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan, nga të cilët mendohet se kanë marrë direktiva.

Qeliza e Shtetit Islamik “planifikoi një përpjekje për vrasje ndaj një personi, i cili nga këndvështrimi i të akuzuarit, kishte bërë deklarata publike që ishin kritike për Islamin. Terroristët kishin siguruar armë dhe municione për të kryer sulmin.”- është shprehur prokurori.

Njëri prej të akuzuarve, Ravsan B. dha udhëzime për prodhimin e të ashtuquajturave pajisje eksplozive dhe zjarri jokonvencionale (USBV), teksa për të financuar planet e tyre mblodhën para në Gjermani dhe ia transferuan shoqatës përmes agjentëve financiarë të vendosur në Turqi.

Më tej, mediat e huaja shkruajnë se sipas autoriteteve për të siguruar shoqatën me fonde shtesë, i akuzuari Ravsan B. pranoi një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento