Plani për arratisje me dron nga burgu, shqiptari pjesë e bandës ‘Tatoo Killers’

Një skenar i pazakontë për një film në Hollywood është shkruar nga një shqiptar në Holandë, ku një vrasës i njohur, anëtar i bandës “Tatoo killers”, ka planifikuar të arratiset nga burgu nëpërmjet një droni. Brian P., 36 vjeç, u akuzua nga Prokuroria Publike e Holandës për këtë skemë dhe i është kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg.
Gjatë një seance dëgjimore në gjykatë, detajet e planifikuar u zbardhën, duke treguar se Brian P. kishte komunikuar me një person jashtë burgut dhe kishte porositur një “dron special” nga Dubai për të arratisur. P. kishte shfaqur interesin për të përdorur dronin për të liruar veten nga burgu, duke pyetur nëse ai mund të mbante peshën e tij, 95 kilogramë.
Ndërkohë, policia zbuloi planin kur kontrolloi një ndërtesë në Roterdam në një hetim për trafikun e drogës dhe armëve. Brian P. dhe dyshimtarë të tjerë, përfshirë një shqiptar, kishin bërë plane për të liruar P. nga burgu me një dron, duke pasuar një serë përpjekjesh më parë për të liruar atë me një helikopter.
Të tre të akuzuarit janë pjesë e një bande kriminale që kishte synuar lirimin e Brian P. nga burgu. Autoritetet kërkojnë dënimet e tyre, ndërsa gjykata do të vendosë më 19 janar 2024.
Lexo më tej
Boksieri shqiptar Nelson Hysa triumfon në Londër, mposht norvegjezin Narmo në dy raunde
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkëlqyer në O2 Arena të Londrës, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm…
Ergys Agasi bëri korrupsion, po Rama ku ishte?
Nga Myslim Murrizi Gallatë e madhe se të gjithë po merren me Gysin, por në fakt kushdo mund…
18-vjeçarin e dhunojnë djemtë e pronarit të hotelit për pagën, xhaxhai merr kallashin dhe niset t’i vrasë! Policia parandalon krimin në Golem
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në zonën e Malit të Robit, në Golem, ku një 47-vjeçar ishte…
BIRN: Policia e dinte ku fshihej Ergys Agasi, për muaj me radhë nuk veproi/ Arrestimi erdhi pas ndryshimeve në kupolë
Policia kishte prej muajsh informacione për vendndodhjen dhe lëvizjet e Ergys Agasit, por arrestimi i tij u realizua…