Skip to content
Kryesore

Plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, në pranga dy persona

· 1 min lexim

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës.

1. D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

2. L. L., 46 vjeç, banues në Vasjar, Memaliaj, ishte në kërkim për shkeljen e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai ishte përfshirë në një çështje për “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për të dy rastet do të ndiqen nga DVP Tiranë dhe Stacioni i Policisë Memaliaj.