Skip to content
Aktualitet

Plagosja me thikë në Shkodër, 19-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Një 50-vjeçar ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri.

Pas ngjarjes së Kavajës në mesditë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës në lagjen “Qemal Stafa”

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti.

Sipas njoftimit të Policisë, 19-vjeçari Igli Pallosha, banues në lagjen “Vojo Kushi”, ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk është bërë i ditur emri i autorit apo autorëve të ngjarjes si dhe arsyet e këtij konflikti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e saj.

Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.