Skip to content
Kryesore

Plagosja e Sidi Velajt në Orikum, arrestohet Emiljano Belloj, ndihmoi autorin

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar Emiljano Bellon, i dyshuar për ndihmë në plagosjen e Sidi Velajt në Orikum, ngjarje që ndodhi në janar të këtij viti.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçarin, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V.