Skip to content
Aktualitet

Plagosja e policit në Berat/ Arrestohen tre vëllezërit, në kërkim i katërti

· 2 min lexim

Kanë rënë në pranga tre nga vëllezërit që u përfshinë në konflikt në një local në Berat, ku mbeti i plagosur një efektiv policie. Të arrestuar janë G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tyre, shtetasi A.M. Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij, O.M. Në momentin që policia ka shkuar për të shuar konfliktin , vëllezërit i kanë sulmuar dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit. Si pasojë arma dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme dhe është plagosur efektivi i policisë J.Xh.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.