Skip to content
Kryesore

Plagosja e Luis Meces, reagon Spitali i Traumës

· 1 min lexim

Ky reagim nga Spitali Universitar i Traumës ka ardhur pas thirrjes së Luis Meçes dhe familjarëve të tij, të cilët kërkuan ndihmë për trajtimin e 14-vjeçarit të plagosur pranë Shkollës “Fan Noli”, duke theksuar se nuk kishin mjaftueshëm para për trajtimin e mëtejshëm.

Ata hapën një fushatë “GoFundMe” për të mbledhur 80 mijë euro, nga të cilat janë grumbulluar deri tani mbi 70 mijë euro.

Në lidhje me aludimet për mungesën e shërbimit mjekësor, Spitali Universitar i Traumës ka sqaruar se pacienti ka marrë menjëherë shërbimin mjekësor të nevojshëm nga ekipi i Pranim Urgjencës më 18 nëntor.

Pas stabilizimit të gjendjes fillestare, ai është shtruar për trajtim të mëtejshëm në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Ky reagim ka ngritur dyshime, pasi shumëkush e konsideron si një përgjigje të ngutshme dhe të dyshimtë, duke sugjeruar se situata mund të ketë një dimension tjetër përveç shqetësimit të shërbimit mjekësor.