Skip to content
Të Gjitha

Plagosi vëllain me thikë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

· 1 min lexim

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi goditi me thikë vëllanë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Varibob të Fierit.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes ndërkohë është shoqëruar nga policia.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura.

Materialet do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasi

A.S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.