Skip to content
Kronikë

Plagosi me thikë 22-vjeçarin në Shkodër, merr fund arratia për autorin

· 1 min lexim

Pas disa orësh ndjekje, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e Anton Gjergjit, 27 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 22-vjeçarin Amatio Gjoka.

Gjergji  dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë 22 vjeçarin, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.