Skip to content
Të Gjitha

Plagosi djalin e xhaxhait për një gotë raki, 6 vite burg për ish-efektivin e FNSH

· 1 min lexim

Ish-efektivi i FNSH, Flamur Karaj u dënua disa ditë më parë nga gjykata me 6 vite burg për vrasje të mbetur në tentative.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 1 qershor 2019, ku Karaj plagosi djalin e xhaxhait, pasi u zunë për një gotë raki.

Pasi e qëlloi me armën e shërbimit kushërirn, Karaj shkoi dhe u vetëdorëzua në polici.

Gjatë seancës në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe djali i xhaxhait të të pandehurit.

Pavarësisht se palët janë pajtuar, gjykata vijoi me gjykimin e çështjes.

Karaj u dënua me 9 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje me 3 vite.