Plagoset me thikë biznesmeni, vëllai i shefes së Vetingut, policia fshehu ngjarjen
Plagoset me thikë Admir Mulaj, ndërtues pallatesh. Burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në zonën e Farkës. Zyrtarisht policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.
Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.
Admir Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, shefe e Komisionit të Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë e vetingut). Kjo e shpjegon faktin pse policia nuk raportoi që është plagosur me thikë.
Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende pasi Admir Mulaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë dhe të tregojë se cili është personi që e ka qëlluar me thikë. Sipas tij, nuk e njeh personin që e qëlloi me thikë.
Admir Mulaj, është ndërtues pallatesh në kryeqytet. Më parë Admir Mulaj, është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendonte se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin. Edhe edhe vetë ndërtuesi Mulaj ka paditur në prokurori biznesmenin nga Vlora për akuzën e “mashtrimit”.
Admir Mulaj është pronar me aksione të plota i kompanisë së ndërtimit “Construction Management Allience-Albania”, që ka ndërtuar një pallat në ish-zonës së bllokut në Tiranë. /Gazetareforma.com/