Skip to content
Të Gjitha

Plagoset 70 vjeçari me biçikletë në Durrës, përplaset nga një automjet “Benz”

· 1 min lexim

Një 70 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme teksa lëvizte me biçikletë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Lagjen nr.1 në Durrës rreth orës 13:40.

Burime zyrtare pranë policisë bënë me dije se shtetasi me iniciale S.N po lëvizte me biçikletë kur një mjet i tipit “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç e ka përplasur. I moshuari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetetit është shoqëruar për në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.