Skip to content
Kryesore

Plagosën me thikë një 26-vjeçar në Vlorë, arrestohet një prej vëllezërve

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 24 korrikut në qytetin e Vlorës, ku një 26-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në lagjen “10 Korriku”, ku një debat verbal mes disa të rinjve përshkallëzoi në dhunë fizike.

Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin A. H., banues në të njëjtën lagje, si autor i dyshuar i plagosjes me mjet prerës të shtetasit A. T. Ndërkohë, vëllai i autorit, F. B., 33 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në sulmin ndaj të plagosurit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është goditur me thikë në zonën e supit dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.