Plagosen dajë e nip me kallash në Mamurras, arrestohen 4 persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një plagosje e dyfishtë u regjistrua në Mamurras mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Të plagosur mbetën shtetasit A.M., 53 vjeç dhe nipi i tij, K.L., 29 vjeç.

Si autorë të ngjarjes, policia arrestoi Gj.Sh, djalin e tij E.Sh., P.L., i cili është daja i E.Sh, ndërsa u shpall në kërkim djali tjetër i Gj.Sh, A.Sh.

Ky i fundit në pamundësi për t’u arratisur, u dorëzua vetë në polici.

Rreth dy km larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një armë zjarri kallashnikovi, e cila u përdor për të kryer plagosjen.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Kurbin

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë, ku për pasojë u plagosën dy shtetas (dajë e nip).

Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen dhe shoqëroi personat e përfshirë në konflikt, si dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të Policisë.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy shtetasit (dajë e nip).

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento