Skip to content
Të Gjitha

Plagosën çiftin në Tiranë, jepet masa e sigurisë për autorët e tentativës së dështuar të grabitjes

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për autorët e plagosjes së çiftit në Allias.

Fatjon Mërtënika u la në qeli, Markeljan Cungu u dënua në mungesë, ndërsa Mario Toçi po hetohet në gjendje të lirë.

Pak javë më parë Cungu dhe Mërtënika, u futën të armatosur në banesën e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, për t’i grabitur.

Në përleshje e sipër me autorët, Petriti dhe Afërdita mbetën të plagosur, por fatmirësisht nuk patën pasoja për jetën.

Në momentin e grabitjes, në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre adoleshente.

Autorët ndërkohë janë persona me precedentë penale në të shkuar, në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.

Çifti nga Skrapari, ishin zhvendosur në Tiranë që prej vitit 1994 dhe kishin në zotërim dy furra buke.